PD akuza bashkisë për buxhetin: 130 milion euro për rroga - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se buxheti 2020 i miratuar një ditë më parë nuk i shërben qytetarëve të Tiranës.Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se buxheti nuk sjell asnjë përmirësim në shërbime pasi parashikon që 130 milion euro të shkojnë vetëm për rrogat e punojësve dhe për shpenzime luksi.?Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen. Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa - gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij.?Zhupa sulmoi kryebashkiakun duke thene se gjatë 2020 do të zgjerojë zonat e parkimit me pagesë me qëllim që qytetarëve tu merren më shumë para nga xhepat.?Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t?u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt. Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë.?