Zbatimi i reformës në Akademinë e Shkencave zë fill në janar të vitit 2020. Për këtë në Akademinë e Shkencave u bënë pashkë sot akademikë edhe profesorë për të diskutuar për prioritetet që duhet të kenë. Kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi gjatë shpalosjes së këtyre prioriteteve ndali tek krijimi i tre njësive, asaj nanoteknologjike, bioteknologjike dhe gjenetike, edhe e inteligjencës artificiale. Njësi këto që pas dy vjetësh do të marrin formën e instituteve të përhershme
?Prioritetet kryesore janë ato që ngrihen në nenin 4 të ligjit të akademisë. E para, është ngritja e disa qendrave të kërkim-studimit pranë ASH-së me ambicien që të studiojnë gjendjen në nanoteknologji, bioteknologji edhe inteligjenca artificiale, që në Shqipëri janë në faza embrionale. Me këto qendra kërkojmë që të shkojmë drejt qendrave studimore të kërkimit në to?.