Basha: Qeveria ka deshtuar ne menaxhimin e situates pas termetit

2020-01-06 1

Lulzim Basha ka vijuar akuzat në adresë të qeverisë se ka dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
?Dështimi për t?u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t?u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt?
Gjatë takimeve që pati me banorë të fshatrave Tarinë, Mallkuç e Bubq, kreu i opozitës kërkoi shpërndarjen e menjëhershme të fondit për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti.
?Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t?i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t?i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune.
Zgjidhje për banorët e zonave rurale, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti është anulimi i 150 mln dollarëve të parashikuara në buxhetin e vitit 2020 për Koncensione e PPP.
?Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin?.
Akuzat i vijoi edhe në adresë të Ministrit Ahmetaj.
?Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t?u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhë mbi rrënojat e tërmetit!?
Sipas kreut të opozitës një muaj pas tërmetit shumë prej banesave në fshatra nuk janë verifikuar nga ekipet e inxhinierëve, duke lënë në harresë shumë prej familjeve në fshatra.