Pacolli tregon si e mori vendimin per te dhuruar 1 mln euro pas termetit

2020-01-06 0

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ishte një ndër të parët që mori nismën për të dhuruar para për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Plot 1 milion Euro ka dhuruar ai pas situatës së krijuar në vendin tonë.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës është përzgjedhur nga emisioni ?Opinion? si një nga personazhet e vitit 2019. Gjatë një interviste ai ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për tërmetin.

?Unë në datën 25 Nëntor isha këtu në Shqipëri. Tërë ditën pothuajse e kalova dhe në mbrëmje udhëtova për në Kosovë. Në datën 26 është dridhur toka, unë e kam ndjerë atë dhe jam ngrit prej gjumi, por nuk kam pasur asnjë ide se ku ka qenë ajo. Kam dalë në ballkon menjëherë dhe më pas kam fjet. Të nesërmen unë e kuptova se çfarë ka ndodh dhe e përjetova shumë keq. Atë ditë isha nisur për në Zvicër, kështu që gjatë rrugës prej shtëpisë në aeroport dhe nw aeroplan unë nisa të lexoj lajmet. Dhe deri sa mbërrita në Zvicër e pash çfarë ka ndodhur. Vajza ime erdhi dhe me priti në aeroport dhe më tha: ?Babi ka ndodhur një tragjedi e madhe në Shqipëri, thotë mendohet se ka me dhjetëra të vdekur dhe në shkollë pyetjen e parë që më kanë bë, sa do të kontribuoni ju dhe si do të kontribuoni???, tregoi Behgjet Pacolli.

Ai shprehet se ka diskutuar me vajzën dhe djalin, të cilët kanë qenë ata që kanë vendosur shumën.

?Thonë ia fillojnë diku prej 10 mijë euro dhe vjen dalë ngadalë duke u diskutuar kjo shumë deri në 1 milion. Edhe vajza thotë edhe më shumë se kaq. Në datën 27 herët kam ardhur në Shqipëri me aeroplan dhe kam shkuar drejt në Thumanë. Aty ishte ajo ideja ime që të kontribuoj. Ne kemi vendosur që të deklarojmë atë 1 milion. Unë kam menduar shumë që të mos deklarohet fare, të jepet në mënyrë anonime. Vajza ime më tha që unë duhet me e publiku, për arsye se unë duhet t?ju them shokëve dhe shoqeve?.

Pacolli deklaroi se projekti për kompleksin e pallateve që do të ndërtohet në Thumanë ka mbaruar dhe është bërë që t?i adaptohet zonës sizmike. Ai tha se janë paguar edhe materialet për të nisur puna. /tvklan.al