Voltana Ademi: E veshtire te jesh femer ne politiken shqiptare

2020-01-06 5

Stafi i emisionit ?Opinion? ka përzgjedhur edhe Voltana Ademin si një nga personazhet e vitit 2019. Ajo është zgjedhur për shkak se qëndroi në krye të protestave politike me shpirtin e saj luftarak.

Ademi tregoi se ka studiuar për inxhinieri informatike dhe violinë. Për sa i përket politikës ajo rrëfeu se është angazhuar shumë herët.

?Me gjithë vështirësitë dhe konfliktet edhe brenda partisë jam përpjekur të jem e vërtetë dhe të jem çdo ditë,? u shpreh Ademi.

Voltana Ademi iu përgjigj edhe pyetjes nëse është e vështirë të jesh në politikën shqiptare kur je grua.

?Në Shqipëri është e vështirë të jesh femër dhe në politikë?mendoj që është e vështirë kudo. Në Shqipëri është e vështirë për shkak të konfliktualitetin që ne kemi. Po ta lejosh që të të imponohet me të vërtetë që mund të të ndryshojë, gjithçka është që të jesh vetvetja dhe të vazhdosh njësoj. Gjithsecili ka eksperiencën e tij dhe vjen me një background, por unë një gjë kam mësuar gjatë këtyre viteve kundrejt presionit politik që në Shqipëri është shumë i rëndë. Unë mendoj që të qenurit profesional dhe të bërit të gjërave? duke ndjekur rrugëtimin që është më i drejtë i duhuri dhe është profesional është rruga më e mirë për të gjetur rrugëzgjidhje dhe për t?ia dalë. Të paktën kështu ka qenë për mua dhe kështu vazhdon të jetë përditë. Ndonjëherë kur kam çështje dhe konflikte të vështira dhe në Shkodër ka plot të tilla i them mendjes time ?bëhu profesional?. Nuk është kollaj por mendoj se është e mundshme?, tha ajo./tvklan.al