Fëmija 5 vjeç 'fluturon' nga dritarja e makinës, babai vijon udhëtimin! E çon në spital një i rastit

2020-01-06 2

SHKODËR - Një fëmijë 5-vjeçar ka rënë nga xhami i pasmë i makinës së babait të tij, teksa udhëtonin në lagje ?Skenderbeg? të Shkodrës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 17:25 pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve, ndërsa babi i fëmijës 5-vjeçar, Hilmi Kurtaj, nuk e ka ndjerë se ai ka rënë nga makina dhe ka vijuar udhëtimin.

Ndërkohë një shofer i rastit e ka gjetur fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra pas rënies nga makina. Ai e ka dërguar 5-vjeçarin S.Kurtaj në spitalin rajonal të Shkodrës, ku më pas ka ardhur edhe babai i fëmijës.