TIRANE-Një pikë karburanti ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në hyrje të Kombinatit. Sipas të dhënave të para raportohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit duke sjellë më pas edhe shkëndijën dhe shpërthimin e flakëve. Nuk raportohet për persona të lënduar.