Një muaj pas tërmetit tragjik që shoi 51 frymë nën gërmadha, rikthimi në qytetin e Durrësit do të ishte i vështirë.
Rrënojat e pallatit 6 katësh shuan jetën e 7 personave, Roza Meçajt, vajzës së saj Dienës dhe të mbesës 8 vjeçe, Esiela; si dhe 4 anëtarë të së njëjtës familje, Eduart e Dolora Reçi e dy fëmijëve të tyre, Kristi e Klaus Reçi. Përveç kujtimeve, tashmë aty s?ka mbetur më asgjë?Jo pak e vështirë do të paraqitej situata edhe në lagjen nr 6 në zonën e plazhit. Pallate të pabanuara, ku edhe pas një muaji, rrënojat e tyre ende nuk janë fshirë.
Shtëpi të boshatisura, familjarët e të cilave janë akomoduar në hotele, e të tjerë tek të afërmit në rrethe. Edhe pse inspektorët i kanë nxjerrë të pabanueshme, ka ende familjarë që shkojnë në këto banesa për të marrë prej andej sendet e tyre.
?Ne u shkruajtëm në Bashki për të drejtën, dhe doli shpejtë. Na dërguan në një hotel, por tani flitet se pas Vitit të Ri, më datë 3 duhet në na nxjerrin. Kërkojmë shtëpi se ka dalë edhe bonusi, por nuk i japin me kontratë. Pas datës 3 ose do rrimë në rrugë ose do vijmë të banojmë këtu në shtëpi, rrugë tjetër të tretë nuk ka. Këta që kërkojmë shtëpi na thonë sa ka dalë bonusi, por deri më 15 qershor, pas 15 Qershorit nuk të mbajnë?, shprehet një banor.