Ora News - Rendi dhe siguria gjatë 2019, ministri Lleshaj: Treguesit janë pozitiv

2020-01-06 0

#rtvora #oranews

Për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, situata e rendit dhe sigurisë gjatë 2019-ës po mbyllet me bilance pozitive, ndërsa shifrat do bëhen publike në fillim të janarit. Sipas Lleshajt policia do jetë në gatishmëri gjatë festave të fundvitit ndërsa ftoi qytetarët të raportojnë çdo ngjarje tek policia.

Situata e rendit dhe sigurisë në Shqipëri gjatë vitit 2019 sipas Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në mbyllje të vitit është në nivelet më të larta historike megjithatë ai deklaroi se në ditët e para të janarit publiku do ketë bilancin e plotë.

Ndërkohë statistikat paraprake të vetë policisë flasin për 57 vrasje përgjatë vitit 2019, 6 më shumë se në 2018.

Lleshaj: 2019-ta ka qenë një vit i ngarkuar, e dini më mirë se sa unë ngarkesën që ka pasur Policia e Shtetit. mund të themi që po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues mjaft optimistë, sa i përket progresit të bërë. Për këtë do kemi kohë të flasim ndoshta në ditët e para të janarit, në kuadër të një analize, ku do t?i pasqyrojmë më mirë treguesit. Por di të them kaq, që gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rendi-dhe-siguria-gjate-2019-ministri-lleshaj-treguesit-jane-pozitiv

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange