TIRANE-Deputeti opozitar, Ralf Gjoni që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se beteja e tij edhe për vitin që po vjen do të jetë reforma zgjedhore. Ai tha se edhe amerikanët do të jenë më aktivë në 2020 për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi e kuptojnë se pika e dobët është parlamenti dhe kështu qeveria përfiton për të mos dhënë llogari.