Tregu i shpendëve të festës/ Në Baldushk, aty ku furnizohet kryeqyteti

2020-01-06 3

Kur thua Baldushk, mendja të shkon menjëherë tek pulat dhe gjelat e shijshëm të detit, që rriten në këtë zonë, 17 km larg Tiranës.


Ndodhemi në tregun e shpendëve, që vizitohet më së shumti këto ditë, nga blerës nga kryeqyteti. Tregu do të qëndrojë i hapur deri në 31 dhjetor.

?Këtë vit gjeli i detit është 8 mijë lekë, ndërsa pula 9 mijë lekë. Jemi dobët me shitje. Vjet ishin më të larta çmimet, dhe në këtë kohë i kisha shitur të 80 krerët. Ndërsa deri tani, nuk kam shitur as 30 kokë. Vitin e shkuar ne na vinin blerës edhe nga Durrësi. Vjet i morëm me 6 mijë lekë, këtë vit janë rritur çmimet, kanë shkuar me 8 mijë lekë kilogrami, thonë dy zotërinj, që kanë vite që vijnë në Baldushk. Unë do të marr një pulë shqirake, 17 mijë lekë, tregon një zotëri, po nga Tirana. Do jem me gruan, se fëmijët janë jashtë e ata na mbajnë. Po na bë konkurrencë gjeli i Lezhës, që e ushqejnë me peshk dhe kushton më pak se shpendët e mia që i rrit bio, thotë një tregtare?, shprehen banorët.

Tregu i shpendëve këtë vit është vendosur në qendër të fshatit. Administratori i Baldushkut, Besnik Bali tregon se këtë vit ka edhe një vend për therjen dhe pastrimin e shpendëve, pa ndotur vendin. Në treg mund të shesin vetëm banorët e fshatit.

?Gjelat bio i gjen vetëm në këtë treg. Jemi të kënaqur. Kam shitur nga 10 deri në 15 copë në ditë. Nuk pagojnë qira për vendin. Paguaj 3 mijë lekë për rjepjen, ja vlen?, thotë një zonjë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Treguishpendeve#Baldushk#TopChannel

Free Traffic Exchange