Rreze Dielli 26 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 1 - Spaghetti me qofte në furrë

2020-01-06 2

Spaghetti me qofte në furrë

Përbërësit:

400 gr makarona (spaghetti)

500 gr mish i grirë

1 lugë kafe piper I kuq

1 lugë kafe nenexhik

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle mustardë

4-5 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

2 vezë

Kripë dhe piper i zi

Salca lidhëse

3 kokrra vezë

100 gr parmixhan i grirë

300 gr salcë domate

250 gr mozzarella



Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë, 3-4 minuta më pak se koha e shkruar në etiketë. Ndërkohë që makaronat zijnë në një tas vendosim mishin e grirë dhe shtojmë piperin e kuq, nenxhikun, 1 thelpi hudhër të grirë hollë, mustardë, 4-5 lugë gjelle bukë të thekur të grirë hollë, 2 vezë (të plota), kripë dhe piper i zi. Punojmë brumin mirë dhe më pas formojmë qofte sa një arrë të madhe.

Vendosim në tigan 2 lugë gjelle vaj Olim dhe I skuqim qoftet lehtë nga të gjitha anët.

Kullojmë makaronat. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë te vezët parmixhanin të grirë hollë, i përziejmë së bashku dhe shtojmë këtë salcë te makaronat e ngrohta. I përziejmë mirë. Lyejmë një tavë keku unazë me pak gjalp dhe e spërkasim me pak bukë të thekur të grirë. Nivelojmë në tavë ½ e makaronave dhe mbi to vendosim qoftet e skuqura pak.

Mbulojmë qoftet me salcë domate dhe mbi salcë spërkasim dhe shtojmë si shtesë mozzarella. Mbulojmë një shtresë të fundit me pjeën tjetër të makaronave dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, për 15-20 minuta.

Free Traffic Exchange