Ora News - Një muaj pas tërmetit drama vazhdon, banorët përballen më vështirësi

2020-01-06 0

#rtvora #oranews
Me 24 viktima, qindra të plagosur dhe dëme ende të pallogaritura materiale, Thumana ishte zona më e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Një muaj më pas, banorët e mbetur vijojnë të vuajnë përjetimet e atij mëngjesi, ndërsa ankohen se po jetojnë të harruar dhe në pasiguri për të ardhmen.

"Kur hyj brenda më duket sikur lëviz toka".

Përjetimet e mëngjesit të 26 nëntorit do t'i shoqërojnë gjatë banorët e Thumanës. Një muaj pas tërmetit që aty mori 24 jetë, pamja është e gri e trishtë.

Pallatet që shuan familje janë shembur, ashtu si 8 shtëpi të dëmtuara rëndë!

"Nuk kam për ta prishur pa më vlerësuar, sepse 30 vjet ka që kam punuar.

Por rrënojat rikthejnë kujtime të trishta dhe frikë për të ardhmen.

"Kanë ardhur 3 ditët e para kur na kanë dhënë çadrën, pastaj?presim"

Në oborr të shtëpive të dëmtuara janë ngritur çadra! Aty banorët thonë se janë harruar nga institucionet e shtetit dhe vendorët.

Për shtetin thonë se do ishin të vdekur, ndaj falënderues u ndjehen vullnetarëve dhe shoqatave.

"Këta të komunës i kanë shpërndarë siç i ka dashur qejfi vetë. Qofshin të bekuar vullnetarët për ne"

Harresë e selektivitet janë akuzuar për vendorët të cilët refuzuan të komentojnë.

2040 banesa janë evidentuar të dëmtuara në Bashkinë e Krujës, 701 nga të cilat nuk mund të banohen më.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nje-muaj-pas-termetit-ka-familje-qe-ende-jetojne-ne-cadra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange