Miniera e Krrabës, minatorët - (14 Mars 2000)

2020-01-06 6

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Miniera e Krrabës është një nga minierat më të vjetra në vend, e ndërtuar 42 vite më parë. Qymyrguri i nxjerr këtu është përdorur për të furnizuar fabrikën e tullave në Vlorë, fabrikën e çimentos në Elbasan, repartet ushtarake dhe kantinen Gjergj Kastrioti në Durrës. Vitet e fundit miniera ka patur vështirësi në gjetjen e tregut dhe kjo rrezikon mbylljen e saj. Kësaj i shtohen edhe kushtet e vështira të punës, të cilat nga ana teknike lënë për të deshiruar.

Rroga mesatare e një minatori është tetë mije lekë të reja në muaj. Miniera tani punon me 50% të kapacitetit të saj. Nga dy turne që është punuar më përpara tani punohet vetëm më një turn. Kjo vjen nga mungesa e tregut të shitjes. Minatorët e Krrabës zhvillojne një grevë një ditore duke u solidarizuar me minatoret e Batrës. Nezir Balla, teknik miniere dhe aktivist sindikate thotë për Tv Klan.

Nezir Balla:- ?Ne u solidarizuar dje me grevën e minatorëve që janë në grevë urie, duke pasur parasysh kushtet e atyre dhe vështirësitë që ata kanë në minierat e tyre, pa përjashtim nga ligjet që kemi vendosur me sindikatën dhe marrëveshjen që kemi bërë me qeverinë, solidarizohemi me ta për rrogat që ata kanë pa mërrë prej 9 muajsh. Kushtet teknike në këtë minierë janë tejet të amortizuara. Jeta është e pagarantuar në minierë dhe pagat e ulta?./tvklan.al

Free Traffic Exchange