Report TV - KLP zhvillon mbledhjen e fundit për 2019, caktohen drejtuesit e prokurorive në rrethe!

2020-01-06 1

TIRANE- Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë vit janë shqyrtuar propozimet për drejtues të përkohshëm të Prokurorive në rrethe.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në krye të Prokurorisë së Elbasanit është caktuar me një mandat të përkohshëm Kreshnik Ajazi, ndërsa me 4 vota pro Rita Gjati është caktuar me një mandat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Kukësit. Violeta Shkurta është caktuar në kryer të Prokurorisë së Fierit, Arben Dyla do të marrë drejtimin e organit të akuzës në Lushnje, ndërsa prokuror në Prokurorinë Pukës është caktuar Françesk Ganaj.Ndërkohë është propozuar Alma Bramo në Prokurorinë e Durrësit.

Para nisjes së seancës me dyer të mbyllura anëtarja e KLP Nurihan Seiti kërkoi që komisioni i karrierës të japë të dhëna shtesë për magjistratët që propozohen për të marrë një post drejtues.