Ora News - Mbeturinat “mbulojnë” Fierzën

2020-01-06 0

#rtvora #oranews
Reshjet e javës së kaluar kanë rritur në kuotën 274 metra nivelin e liqenit të Fierzës, por kanë rikthyer fenomenin e ndotjes. Plastikë, qelq e materiale të tjera janë grumbulluar në basen.

Kjo është pamja e Fierzës këtë javë të fundit të vitit 2019.

Liqeni është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë.

Reshjet e shiut kanë rikthyer problematikën pa zgjidhje të ndotjes.

Plastikë, qelq e materiale të tjera janë grumbulluar në Liqen.

Këto pamje nga ajri tregojnë sipërfaqen e konsiderueshme që kanë mbuluar mbeturinat dhe nivelin alarmant të ndotjes

Ndërsa autoritetet shtetërore dhe lokale janë të dorëzuar përballë këtij fenomeni. Ata nuk kanë kapacitete dhe mjete për të ndërhyrë.

Ndotja e liqenit të Fierzës është një problematikë e vjetër që mbetet pa zgjidhje. Disa vite më parë për shkak të këtij fenomeni aty u shpall gjendja e emergjencës lokale.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mbeturinat-mbulojne-fierzen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp