Bllok bota Argjentinë, Itali, Hamer - (14 Mars 2000)

2020-01-06 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një i vrarë, 32 të plagosur, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë si rezultat i shpërthimit në një fabrikë argjentinase. Ngjarja ka ndodhur në ekstremin verior të vendit. Fillimisht ka shpërthyer një zjarr brenda fabrikës, i cili më tej ka provokuar shpërthimin.

Mjegulla ka mbyllur për gjithë natën aeroportin e Fiumicios në Romë. Kjo ka sjellë pështjellim jo vetëm mes pasagjerve por edhe mes taksistëve italianë.

Hamer 78-vjeçar i akuzuar për fshehje të aktivitetit të tij si nazist gjatë luftës së dytë botërore, tani nuk di se ku të shkojë. Australia vendi i fundit ku kroati Hamer është strehuar ka nisur procesin ndaj tij. Megjithse familjarët shprehin se ai është i sëmur mendor./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori