Tërmeti/ Autokolona me 300 ton ndihma niset nga Bosnja për në Shqipëri

2020-01-06 0

Një autokolonë me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, në organizim të Shoqatës ?Pomozi.ba? u nis dje nga Sarajeva për në Shqipëri.


Themeluesi i Shoqatës ?Pomozi.ba?, Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim.

?U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 ton ndihma, ka 14 maune, rreth 270 ton janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena?, tha Karaliç.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH, Muharrem Zejnullahu, kujtoi se menjëherë pas tërmetit, ?Pomozi.ba? u përfshi në mbledhjen e ndihmës.

Ai falënderoi ?Pomozi.ba? dhe të gjithë qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Ai shtoi se krerët e shumë qyteteve të vendit, veçanërisht në Federatën e BeH-së kontaktuan me të dhe ofruan mbështetje dhe shprehu gatishmërinë për ndihmë.

?Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 ton materiale ndërtimi dhe ndihma tjera?, tha Zejnullahu.

?Nuk jam i befasuar nga reagimi i qytetarëve të BeH-së, me reagimin fillimisht të Elvirit dhe shoqatës së tij, meqë e dimë çka kanë kaluar. Kjo është një katastrofë natyrore, ndërsa ne kemi pasur një fatkeqësi të tmerrshme nga mendja dhe dora e njeriut. Ne kemi kaluar nëpër golgotën e gjithçkaje dhe e dimë se si është kur dikush mbetet pa asgjë dhe një shtëpi, ndërsa në Shqipëri dhe Durrës dhjetëra mijëra kanë mbetur pa kulm mbi kokë?, tha Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndihmë është e mirëseardhur.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Bosnia#TopChannel

Free Traffic Exchange