Pas vendimit të Qeverisë për ta shfuqizuar Ligjin për lustrim, për Alsat flasin viktimat e këtij ligji. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski vlerëson se Qeveria është vonuar me shfuqizimin e Ligjit dhe thotë se dëmet nga ky proces janë të pa kompensueshme. Po të ketë vullnet të sinqertë, Ivanovski thotë se do të duhet të japin përgjegjësi anëtarët e Komisionit për verifikimin e fakteve, në të kundërt lustrimi do të jetë temë parazgjedhore që ?do të hap plagët e vjetra?.