120 denoncime nga femijet per ngacmimet ne internet

2020-01-06 3

Ngacmimet online janë kthyer një shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë përdoruesit e internetit. Çdo ditë janë me dhjetëra kërkesa për ndihmë në platformën kombëtare ?Isigurt.al.

?Vetëm këtë vit kemi diku 120 raste të fëmijëve shumica e të cilëve ankohen ose për ngacmim online ose për bullizëm, ose për gjuhë urrejtje?, shprehet Altin Hazizaj.

CRCA ka nënshkruar marrëveshje me Facebook dhe Googel, për t?ju mundësuar jo vetëm bllokimin e adresave të personave që ngacmojnë por edhe të bëhet identifikimi i tyre.

?Ne kemi mundësi të komunikojmë me Facebook për të mbledh prova nga ana e tyre si në Whatsapp app Instagram, chat??

E njëjta marrëveshje është drejt mbylljes edhe me Youtube , ku veç mundësisë së heqjes së videove që dëmtojnë persona të tjerë por edhe të vihen përballë ligjit në rastet e veprave penale.

?Nga ana e legjislacionit shqiptar dhe nga marrëveshjet me këto platforma mund të identifikohet IP, pra kush e ka këtë laptop, celular etj..?

Rastet e denoncuara në platformën ?Isigurt.al? klasifikohen në dy kategori. Për ato që përbëjnë vepër penale ku pas raportimit në polici nis menjëherë hetimi, dhe rastet e tjera ku është përdorur gjuha e urrejtjes, videot apo fotot bllokohen dhe hiqen menjëherë nga rrjeti.

Tv Klan

Free Traffic Exchange