SHGM: Dhuna ndaj gazetarëve mbetet e pandëshkuar

2020-01-06 0

Shoqata e Gazetarëve konsideron se sulmet ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara dhe druan se kjo gjë mund të nxisë në përsëritjen e tyre në të ardhmen. Gjatë prezantimit të dy publikimeve, Kronikë për (pa)sigurinë e gazetarëve dhe Sulmet ndaj gazetarëve më 27 prill në Kuvend, kryetari i SHGM-së Mlladen  Çadikovski, tha se tentojnë t?i rikujtojnë Qeverisë dhe Prokurorisë Themelore Publike se edhe tre vite pas hyrjes së dhunshme në kuvend nuk ka asnjë fajtor dhe nuk është nisur asnjë procedurë për gjetje dhe ndëshkim të  sulmuesve.