Dreka e Krishtlindjes/ Veliaj feston me familjet në nevojë në qendrën sociale

2020-01-06 1

Në një atmosferë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, Tirana kremtoi mbrëmjen e djeshme vigjiljen e Krishtlindjes.


Kastriot Tusha, Vikena Kamenica dhe orkestra filarmonike e universitetit të Arteve, interpretuan veprat më të bukura të muzikës shqiptare dhe botërore klasike.

E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka shtruar drekën e Krishtlindjeve për familjet në nevojë që frekuentojnë qendrat sociale në kryeqytet. Veliaj vizitoi ata të cilët festuan në qendrën ?Gonxhe Bojaxhiu?, në Bregun e Lumit.

?Doja të ngrija një dolli për të gjithë ju, për të gjithë ata që shërbejnë, për ata që ndihmojnë, që nga bujaria e tyre kanë kaluar këtë kohë festash, kohë Krishtlindjesh, kohën e Vitit të Ri me njerëzit në nevojë. Dua t?ju uroj të gjithëve gëzuar festat, një vit të mbarë, shumë suksese! Jam i bindur se 2020 do jetë një vit shumë më i bukur, pas këtij viti të vështirë, me shumë sfida, vuajtje, me shumë histori të dhimbshme, ku besoj se na pret një vit i ri me më shumë punë, gëzime dhe për të kaluar këto kujtimet e këqija të këtij viti, por edhe për të ndërtuar një Tiranë akoma më moderne dhe akoma më solidare?, shprehet ai.

Për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë, kryetari i bashkisë i shoqëruar dhe nga bashkëshortja Ajola Xoxa morën pjesë në pritjen e Kishës Ortodokse.

?Jam sot plot me mirënjohje për të gjithë ata shqiptarë që u solidarizuan në një moment shumë të vështirë. Tirana mbush 100 vjeç vitin tjetër, e mbyllëm shekullin e parë si kryeqytet, ndoshta, me sfidën më të madhe që të paktën gjenerata ime dhe e Ajolës mban mend, që ishte tërmeti i këtij fundviti. Por, fakti se qytetet bien nuk është gjë e re. E re është sesa shpejt ngrihen dhe Tirana u ngrit në këmbë shumë shpejt, jo vetëm për të sistemuar në shtëpitë me qira apo institucionet tona të emergjencës ata që ishin në nevojë, por edhe për të hapur dyert për ata nga Thumana e Durrësi, që me porosinë e kryeministrit dhe ardhjen në Tiranë, do ta quajnë Tiranën gjithashtu shtëpinë e tyre të re?, tha Veliaj.

Veliaj i ftoi të gjithë bizneset dhe qytetarët që kanë mundësi si të ndihmojnë familjen në vështirësi ekonomike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel