Ora News - Dhunoi me sende të forta një person, në kërkim punonjësi i Gardës

2020-01-06 5

#rtvora #oranews
Një punonjës i gardës është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka plagosur me sende të forta një person. Mariglen Hoxhallari prej të martës kërkohet nga policia ndërsa akuzohet për veprën penale të ?vrasjes me dashje të mbetur në tentativë?.

Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim policor nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet se ka qëlluar një person me sende të forta.

35-vjeçari Mariglen Hoxhallari dyshohet se ka plagosur duke goditur shtetasin Ismet Llesho, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë të cilat kanë identifikuar gardistin.

Sherri mes punonjësit të gardës dhe Llesho-s është regjistruar të martën në një lokal në Tiranë. Hoxhallari së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar janë konfliktuar verbalisht me Lleshon ndërsa sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dhunoi-me-leve-nje-person-ne-kerkim-punonjesi-i-gardes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp