#rtvora #oranews
Ndryshe nga një vit më parë, pensionistët këtë fundvit do të përfitojnë 2 mijë lekë më pak shpërblim. Shuma, krahasuar me nevojat është e vogël dhe e pamjaftueshme, por thonë se e mirëpresin vendimin e qeverisë pasi vëmendja më e madhe duhet të shkojë për të prekurit nga tërmeti.
"Sa pa hiç mirë është"
"30 mijë lekëshi nuk është asgjë, po meqë ra tërmeti faleminderit dhe me kaq"
"Do marrim 4 kile mish"
"Ngushtë qeveria, ngushtë edhe ne"
Ka edhe nga ata që pritshmëritë i kishin më të larta.
"Tallet me ne"
Shuma prej 3 mijë lekësh nisi të shpërndahet të mërkurën, por në pikat e Postës Shqiptare në kryeqytet nuk kishte radhë.
Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore u kërkon pensionistëve që të respektojnë kalendarin e shpërndarjes përgatitur nga ky institucion.
"Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor. Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor. Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor. Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor. Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor".
Për ata që e marrin pensionin përmes bankës shpërblimi do të kalojë në llogarinë e tyre në datën 26 dhjetor.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pensionistet-3-mije-leke-nuk-mjaftojne-por-mirekuptojme-qeverine
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp