Rreze Dielli 25 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P1 - Kërpudha të mbushura për Krishtlindje

2020-01-06 2

Kërpudha të mbushura për Krishtlindje

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 lugë gjelle gjalp

1 qepë e vogël

500 gr kërpudha

50 gr parmixhan

1 vezë e zier

Kripë dhe piper i zi

2-3 lugë gjelle majonezë

3-4 tufa koper

Kaçkavall

3-4 speca të kuq

Përgatitja:

Në një tigan vendosim për t'u ngrohur 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji gjalp , 1 qepë të grirë hollë dhe e kaurdisim derisa qepa të zbutet.

Pastrojmë kërpudhat nga bishti, i presim në kubikën të vegjël dhe i shtojmë në tigan duke vazhduar kaurdisjen së bashku me qepën.

Rregullojmë kërpudhat duke e hapur më shumë hapësirën ku do t?I mbushim. Vendosim kërpudhat në tavë.

Grijmë hollë 4 lugë gjelle parmixhan, po kështu në të njëjtin tas grijmë hollë dhe vezën e zierë dhe i shtojmë në tigan. Më pas shtojmë bishtat e qepëve të grira hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, I përziejmë dhe fillojmë të mbushim kërpudhat. I mbushim mirë ato dhe më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 12-15 minuta.

I nxjerrim kërpudhat nga furra, i lëmë të ulet pak temperature dhe spërkasim me pak majonezë në majë të mbushjes.

Dekorojmë rreth e përqark kërpudhën e mbushur me degë të holla koperi. Vendosim në majë një yll të cilin e përgatisim me djathë kaçkavall dhe yje të kuq përgatitur me spec. Bëjmë dhe disa pika të vogla me majonezë. I shërbejmë si antipastë në një pjatancë.