Fotot dhe videot e tij nga ajri janë bërë pasaporta promovuese e turizmit shqiptar në botë, jo vetëm në guidat turistike, por edhe si imazhe kryesore të përdorura gjerësisht nga mediat botërore kur bëhet fjalë për turizmin në Shqipëri.
Nëse shfletoni albumet e tij fotografike padyshim që do të intrigoheni nga një Shqipëri siç nuk e keni parë kurrë më parë? Dhe nëse keni shpirt sportiv dhe aventurier mund të provoni një guidë fluturimi me Aeronautikën Shqiptare për të prekur qiellin me dorë?
Kësaj radhe Alket Islami ka sjellë ?Alpet nga ajri?, një botim po aq luksoz dhe i pasur në detaje sa albumet e mëparshme.
Fluturimi ishte pasioni i tij i parë, ngacmuar diku nga viti ?88 kur pa një çift francezësh të fluturonin me deltaplan mbi Llogara. Një ëndërr që e preku në vitin 1993, po mbi Llogara, për të mos ju ndarë më asnjëherë.
Ndërsa fotografia erdhi si nevojë për të ndarë me të tjerët atë që përjeton në fluturim. Me shkrepjen e parë nga një aparat me film në vitin 1994, Alketi ndoshta nuk do ta besonte atëherë se do të shndërrohej në një prej promovuese të Shqipërisë turistike. Tani albumet e tij fotografike, madje edhe ekspozita me imazhe nga Shqipëria janë një realitet që përfaqësojnë Shqipërinë para botës.
Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel