Digjet një 'Smart' dhe furgoni i Policisë Bashkiake të Kamzës, momenti kur shuhen flakët

2020-01-06 1

KAMEZ- Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Mësohet se flakët janë përhapur si pasojë e defektit teknik të 'Smartit' cili ka qenë i parkuar pranë furgonit të policisë.

Forcave zjarrfikëse i është dashur 20 minuta për të arritur në vendngjarje si pasojë e trafikut të rënduar, duke bërë më pas të mundur shuarjen e flakëve.Nga videot e siguruara nga operatori ynë në vendngjarja duket se flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.