Në vijim të aksionit të policisë për parandalimin e shitjes së mjeteve piroteknike, në Bulqizë, në dy dyqane janë sekuestruar 7680 kapsolla, ndërsa janë proceduar penalisht dy pronarët e bizneseve.
Burime nga policia bëjnë me dije se në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u sekuestruan 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u sekuestruan 8 pako me 60 kapsolla secila.
?Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë?. /tvklan.al