28 gra lënë qelitë e burgut, ulet dënimi për disa të tjera - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gratë janë kategoria kryesore që përfitojne nga amnistia e fundvitit. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sqaroi se 28 të denuara do të lënë qelitë e burgut, ndërsa disa të tjerave do tu ulet dënimi.Ndër të tjera ministrja ka thënë se pjesë e kësaj amnistie do të jenë edhe të miturit.Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të gjitha kritereve të vendosura, më të lehtësuara për gratë dhe për të miturit, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Thënë më qartë, fitojnë lirinë 28 gra, dhe përfitojnë ulje me 1/3e dënimit të mbetur 28 gra të tjera.Gjithashtu kategoria e burrave mbi 60 vjeç përfitojnë ulje dënimi, por në varësi te veprës penale.Gjithashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia. Sigurisht, duhet vënë në dukje që pavarësisht se një pjesë e të dënuarve mund të përmbushin kushtin e dënimit ose të moshës, në rast se këto persona janë dënuar për një kategori të caktuar të veprave penale, që kryesisht janë vepra penale të rënda ose shumë të rënda, nuk mund të përfitojnë nga kjo amnisti.Edhe dy të mitur perfitojne uljen e nje te tretes se denimit.