SHIJAK- Gjendja në Bashkinë e Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit, është drejt normalizimit. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Elton Arbana në një prononcim për gazetarin e Report Tv Merin Maçi. Arbana tha se vështirësitë vijojnë të jenë, por në mbrëmje asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk mbetet në rrugë.
"Gjendja në Bashkinë e Shijakut është drejt normalizimit. Vështirësitë janë. Duhet gjetur një shtëpi me qira pranë punës së tyre. Në darkë asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk qëndron në rrugë. Ne jemi munduar t'i qëndrojmë pranë të gjithë familjeve. Kemi bërë edhe disa shporta me rastin e festave të fundvitit", tha Arbana.