#rtvora #oranews
Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë penale të Afgron Tufës ish--drejtorit të krimeve të komunizmit ndaj deputetit Spartak Braho. Kallëzimi u depozitua në 5 dhjetor nga avokati i Tufës pas një shkrimi në një të përditshme. Por sipas gjykatës avokati që ka depozituar kallëzimin nuk është legjitim
Gjykata e Tiranës ka pushuar kallëzimin penal të ish-drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa ndaj deputetit socialist Spartak Braho.
Vendimi është marrë nga Gjyqtari Sokol Pasho, i cili nuk legjitimoi avokatin e Tufës për ta përfaqësuar.
Gjyqtari argumenton se prokurën e dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani, Tufa i ka dhënë të drejtë dhe kompetencë të plotë që në emrin dhe në mungesë tij ta përfaqësonte dhe ta mbronte në hetim e gjykim për çështjen penale për të cilën po hetohet.
Sipas Gjyqtarit në këtë rast Tufa është në cilësinë e akuzuesit, ndërsa kompetencat ia ka dhënë avokatëve lidhur me çështjen penale për të cilat ai hetohet.
Me këtë argument, me vendimin e 13 dhjetorit, gjyqtari Pasho rrëzon padinë e bërë regjistruar në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës më datë 5 dhjetor për fyerje dhe shpifje në lidhje me një botim të Brahos në median e shtypit të shkruar.
Më 3 dhjetor Agron Tufa u largua drejt Zvicrës dhe dha dorëheqjen prej aty nga posti i Drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmi.
Në padinë ndaj Brahos përmend deklaratat e tij të bëra ne media ndaj Tufës që i konsideron shpifje dhe fyerje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konflikti-tufa-braho-gjykata-pushon-padine-e-ish-kreut-te-institutit-te-krimeve-te-komunizmit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp