Ilir Meta përurimi i La Vikinga - (12 Mars 2000)

2019-12-23 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

La Vikinga sot lundroi për herë të parë nga Durrësi. Porti i qytetit bregdetar, i përfolur shumë kohët e fundit nëse do të jetë ose jo terminali shqiptar i Korridorit të 8-të, sot priti kryeministrin shqiptar Meta, ministrin e Jashtëm Milo, përfaqësues të qeverisë së Kosovës si dhe shumë të ftuar të trupit diplomatik, në përurimin e tragetit të dytë për njerëz dhe mjete La Vikinga.

Pas fjalës së rastit të mbajtur nga presidenti i La Vikingës dhe kryeministrit Meta, të ftuarit panë nga afër ambjentet e tragetit me kapacitet 420 vende për pasagjer dhe 48 për vetura.

I ndërtuar një vit më parë në Singapor ?La Vikinga 2?, ka provuar për herë të parë detin nga Bari në Durrës. Shqiptarët që duan të shkojnë në itali me të do të harxhojnë 3 orë e gjysmë kohë dhe 80 mijë lekë të vjetra për biletën. Veç kënaqësisë së shëtitjes deri në Shëngjin, të pranishmit patën kënaqësi të shohin rolin e timonierit dhe kryeministrin Meta. Mesa duket pas thënieve të Nanos për PS, ?ne jemi të gjithë në një varkë të cilës duhet ti ruajm ekulibrin?, kryeministri shqiptar ka vendosur ti tregoj kryetarit se di ti jap jo vetëm varkës por di të ngas edhe tragetin./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Free Traffic Exchange