Kampionati i Tenisit për fëmijë në Tiranë - (12 Mars 2000)

2019-12-23 8

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Andi Zaimaj është shpallur fitues sot në finale e kampionatit të tenisit për moshat nga 9-12 vjeç. Kjo ndeshje është zhvilluar sot në ambjentet sportive në hotel Europa Park dhe është organizuar nga federata shqiptare e tenisit.

Në këtë aktivitet morën pjesë fëmijë nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Presidenti i federatës së tenisit thotë për Tv Klan.

Presidenti i Tenisit:- ?Është për të dytin vit radhazi ky aktivitet, që zhvillohet për femijët nën moshën 12 vjeç. Këtë vit ka si veçanti që numri i pjesmrrësve është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, cilësia është shumë e mirë, pra është një punë e mirë e trajnerit Fatos Nallbani i cili meret me këta fëmijë. Përveç faktit sportive ky aktivitet ka dhe një efekt propagandistik, pram und të japi një efekt për gjithë fëmijët e tjerë që mund ta zhvillojnë këtë sport?./tvklan.al

Free Traffic Exchange