Zenelaj: Kam gjetur nje shok shume te mire

2019-12-23 1

Në këtë mbrëmje finale të Dance With Me, Gentian Zenelaj shprehu vlerësimet maksimale për çiftin Eljona Pitarka dhe Mateus Frroku. Për këtë të fundit madje, Zenelaj tha se ndonëse e kishte ngacmuar përgjatë gjithë kohës, kishte gjetur një shok shumë të mirë. Ndërsa Eljonën e këshilloi që të kujdesej për brinjën, të cilët e dëmtoi gjatë provave të spektaklit të kërcimit.

?Do të shkonte shumë emri Osman (Mateusit). Do të dukeshe shumë bukur me emrin Osman, do kisha një shok me emrin Osman. Duke parë Eljonën dhe vajzat e baletit të Albi Nako Dance, arrij në konkluzionin që sa bukur duket femra shqiptare me kostume popullore dhe sa e hijshme e elegancë ka, me ornamente, me flori, me të qëndisura. Ishit shumë simpatikë, shumë të mirë. Jam i lumtur që kam marrë pjesë në këtë Dance With Me dhe ishit ju, sepse sidomos me ty jam gërricur shumë. Kam gjetur një shok shumë të mirë. Unë ju them që ti je një djalë shumë i mirë, shumë sportiv. Eljona, siç e kam thënë gjithmonë, ti më ke surprizuar, tani kujdes brinjët zemra, vëre një fashë këtu dhe lëri të pushojnë pak?, tha Zenelaj./tvklan.al