Ilir Meta për marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë - (11 Mars 2000)

2019-12-23 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria nuk ka asnjë problem me Italinë e Greqinë. Kështu ka reaguar kryeministri Meta ndaj akuzave të opozitës, për mbrojtje të interesave greke duke tradhtuar ato Italiane në Shqipëri.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Së pari qeveria shqiptare përgjigjet për interesat shqiptare. Së dyti për relizimin e tyre ne përpiqemi të zhvillojmë politika të fqinjësisë së mirë dhe të marredhënieve sa më të mira me të gjitha vendet fqinje. Keshtuqë te gjitha ato qe ka shkruajtur opozita, shtypi i saj dhe një pjesë e shtypit në përgjithësi rreth problemeve që kanë të bëjnë me konferencën e ardhshme të Brukselit, me prioritetin e qeverisë shqiptare me paktin e stabilitetit, janë thjeshtë një spekulim dhe mashtrim i zakonshëm. Dua të konfirmojë se porti i Durrësit mbetet një prioritet për qeverinë shqiptare. Gjithë projektet për zhvillimin e vendit dhe të rajonit dhe do të synojmë që të fitojmë një përkrahje sa më të madhe për të?.

Ndërkohë opozita pohon të kundërtën.

Pjetër Arbnori:- ?Qeveria italiane ndihet e tradhëtuar nga qeveria socialiste në shqipëri sepse nga njëra anë flisnin për marrëdhënie të mira me Italinë, nga njëra anë thuhej dhe ishte e vërtetë që Italia ka qenë ajo që e ka ndihmuar më tepër ekonomisht shqipërinë dhe nga ana tjetër pazaret bëhen me Greqinë?.

Përkeqësimi i marrëdhënieve me Italinë është shprehur kreu i komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo, do të ketë pasoja për përthithjen e paktit të stabilitetit. Godo sapo është kthyer nga një vizitë në shtetin fqinj përtej Adriatikut ku ka diskutuar për sbutjen e marrëdhënieve sëfundmi./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Free Traffic Exchange