Kaos në Kuvend për shkak të 123 ligjeve të cilat kanë hyrë në procedurë parlamnetare gjatë dy javëve të fundit. Ngatërresat në komisione kanë shkaktuar vonesa disa-orëshe në fillimin e seancës plenare, gjë që e ka nervozuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi. VMRO-DPMNE-ja pasi tha se kjo është arsye e mos-organizimit nga ana e Qeverisë si propozues i ligjeve, lëshoi sallën për disa orë, për t?u kthyer më vonë me dhjetëra propozime për rendin e ditës.