“Sterilizimi”, kallezimi i pare ne SPAK

2019-12-23 1

Nisja ?Thurje? thotë se kostot e koncesionit janë shumë të larta, pasi kompania merr 190 euro për sterilizimin e një seti kirurgjikal, ndërsa më parë kur ky proces kryhej nga spitalet, kostoja ishte vetëm 2.4 euro.
Në kallëzimin e bërë në SPAK përmenden edhe dyshimet e hedhura në media për disa takime paraprake të ministrit të shëndetësisë se asaj kohe, Ilir Beqaj me përfaqësues të kompanisë fituese te koncesionit si dhe fakti që sterilizimi nuk u dha me tender të hapur publik. Kallëzuesit kërkojnë hetim edhe mbi cilësinë e shërbimit që ofron koncesioni.
Koncesioni i sterilizimit u fitua nga kompania ?Sani Service? dhe kontrata u lidh ne dhjetor te vitit 2015, për 10 vjet, dhe me një vlerë fillestare 9.6 miliardë lekë.
Prokuroria e Tiranës e hetoi këtë koncesion 4 vjet më parë, por i mbylli më pas hetimet.

Free Traffic Exchange