Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po bën propagandë duke i lënë në qiell të hapur qytetarët e prekur nga tërmeti.
?Flenë në makina në çadra... Banorët më thanë se për faturën e ujit e të dritave shfaqën që në orët e para të mëngjesit punonjësit e shtetit, ndërsa në fatkeqësi ata janë të braktisur e të injoruar. Në prag të festave ata janë në mëshirë të fatit, propaganda tregon një realitet larg të vërtetës?.
Gjatë takimeve që pati me banorë të Hamallajt, Manzës e Radës së Durrësit, Basha tha se disa prej familjeve janë harruar nga shteti që prej tërmetit të 21 shtatorit, ndërsa shtëpitë e tyre ende nuk janë verifikuar nga ekipet e inxhinierëve në terren.
Kryeministrin e akuzoi se po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale.
?Dështimi, paaftësia dhe këmbëngulja për të mos prekur me asnjë çmim milionat që shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike dhe sociale. E ndërsa ankthi, pasiguria e qytetarëve, mbyllja e bizneseve, shkurtimi i vendeve të punës vazhdon, qeveria po përgatit vjedhjen e radhës mbi rrënojat e tërmetit. Kjo qeveri është gati të sakrifikojë qytetarët, fëmijë e të moshuar vetëm të mos prekë 150 milionë dollarët që marrin oligarkët?.
Sipas Bashës tërmeti i 26 nëntorit ia ka lënë vendin shembjes së shtetit nga babëzia, korrupsioni dhe paaftësia.