Një viktimë dhe një i plagosur rëndë. Është ky bilanci i një tjetër aksidenti që ndodhi në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnje, një nga njollat e zeza të rrugëve shqiptare.
Ishte ora 03:10 kur një makinë tip ?Range Rover? doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, pasagjer, humbi jetën. Shoku i tij Elisjon Hima 30 vjeç u shpëtua nga Shkëlqim Zoto, një banor i zonës, i cili tregon edhe dimanikën e aksidentit.
?Ky vjen këtej dhe u përplas aty dhe i ra shtyllës. S?dukej fare kabina, po tani ra niveli i ujit dhe e kapa për koke dhe e nxora. Dhe e pyeta a ke njerëz të tjerë brenda në makinë? Po, kam dhe një person tjetër, tha. Më ndihmo ta nxjerrim dhe atë, tha. Po nuk m?u hap dera e makinës që të nxirrja këtë tjetrin?.
Rrethrrotullimi i Kolonjës është një ndër nyjet më të rrezikshme të rrjetit rrugor shqiptar. Tv Klan e ka trajtuar edhe në të kaluarën rastin e tij. Specialistët thonë se ai është konceptuar gabim pasi ka një zhvendosje nga aksi i rrugës, çka është shkak për aksidente fatale.
Të dhënat tregojnë se në 6 muajt e fundit në këtë rrethrrotullim kanë humbur jetën 5 persona.
E teksa kjo nyje po merr gjithnjë e më shumë jetë njerëzish, autoritetet vazhdojnë ta injorojnë këtë problem dhe nuk ndërhyjnë për t?i dhënë atij një zgjidhje përfundimtare.