FIER - Ka dalë para trupës gjykuese dhe i përlotur ka pranuar autorësinë e vrasjes së dyfishtë dy ditë më parë. Martin Skëndaj, 22 vjeçar, gardian në burgun e Fierit është njohur me masën e sigurisë të "arrestit me burg", për vrasjen e dy të kushërinjve, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, 22 dhe 26 vjeç, bashkëfshatarë të tij, të cilët i qëlloi me armën e shërbimit në poliklinikën e Patosit, ku kishte shkuar të vizitonte krahun. Masën e sigurisë e vendosi gjyqtarja Adelina Zarka ndërsa prokurore ishte Çlirim Sina.
Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë, dyshohet të ketë shkak një marrëdhënie dashuri të cilën gardiani nuk e pranonte. Njëri nga viktimat, 26-vjeçari, Manol Rrapaj nga Kuqari, i njëjti fshat me Skëndajn, ishte i lidhur me motrën e rojes së burgut, e divorcuar dhe më fëmijë. Konflikti mes tyre kishte nisur një vit më parë, para divorcit të motrës, por mesa duket lidhja që gardiani kundërshtonte, ende nuk kishte përfunduar.