Tritol makines se prokurorit ne Vlore

2019-12-21 6

Makina e prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë, u hodh në erë me tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Mjeti tip ?Volkswagen? ishte parkuar pranë banesës së tij, në lagjen 29 Nëntori.

Në lidhje me këtë ngjarja ka folur kreu i Gjykatës së Vlorës. Ai thekson se krimi ka lidhje me detyrën e prokurorit. Në një mbledhje urgjent, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka cilësuar akt terrorist ndaj drejtësisë.

Në Vlorë ishte prezent edhe Tartar Bazaj, anëtar i KLP-së. Drejtori i policisë së Vlorës thotë se hetimet janë shtrirë në disa pista. I pari që është marrë në pyetje ka qenë vetë prokurori. Kuliçi qëndroi për disa minuta me kolegët e tij pranë vendit të ngjarjes.

Ekspertët e policisë administruan pamjet e disa kamerave të sigurisë në zonë. Burimet thonë se ato kanë fiksuar një person të maskuar që vendos poshtë automjetit të prokurorit sasinë e tritolit.

Albert Kuliçi ka hetuar disa dosje të tjetërsimit të tokave në zonat bregdetare të Vlorës, por edhe dosjen e ish-kryebashkiakut të qytetit, Shpëtim Gjika për lejet e ndërtimit dhe koncesionin e parkimeve.

Sulmi ndaj prokurorit Albert Kuliçi është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në fillim të muajit Nëntor në Durrës.

Tv Klan