Të drejtat e punëtorëve vazhdojnë të shkelen, në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë

2019-12-21 2

Të drejtat e punëtorëve në vend vazhdojnë të shkelen, në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë. Nga sindikata thonë se në rast të një kontrolli të detajuar në 90 për qind të tyre mund të konstatohen shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve. Nga inspektorati i punës thonë se bëjnë aq sa munden pasi kanë të angazhuar vetëm se 7 inspektor. Vitin e kaluar janë shqiptuar vetëm se gjashtë ndalesa për ndërprerje të punës.