Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë zonën e bregdetit shqiptarë, ku nuk kanë munguar as problematikat. Si pasojë e dallgëve të krijuara në det dhe erës së fortë, në qytetin e Vlorës janë pezulluar të gjitha lundrimet e mjeteve të peshkimit dhe të mjeteve të vogla lundruese.
Ndërkohë edhe në portin e Durrësit është dhënë i njëjti urdhër për të pezulluar deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, lundrimin për mjetet e peshkimit dhe mjetet e tjera të vogla lundruese.