Ora News - Kryegjyqtari i Vlorës: Siguroni jetën e gjyqtarëve e prokurorëve, situata s'është e mirë

2019-12-21 3

#rtvora #oranews

Kryetari i gjykatës së Vlorës kërkon mbrojtjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të këtij qyteti, si dhe të godinave të gjykatës e prokurorisë pasi situata nuk është fare e mirë.

Shpërthimin me eksploziv të makinës së prokurorit Kulici mëngjesin e sotëm e sheh të lidhur me detyrën e këtij të fundit, të cilin e vlerëson për detyrën që bën

Skënder Haluci në një intervistë për Ora Neë i bën thirrje shtetit të marrë masa pasi po rrezikohet jeta e shumë prokurorëve dhe e gjyqtarëve të ndershëm.

Ora News: Pse ka ndodhur shperthimi?

Skender Haluci: Nuk ka asnjë shkak tjetër vec detyrës së prokurorit Kuliçi. Kjo është një ngjarje shumë e shëmtuar prej kacakësh e kriminelësh që prej vitesh po trazojnë situatën e qetësisë e të rendit në Vlorë.

Ora News: A ishte ky një mesazh për prokurorin?

Skender Haluci: Ky ishte një mesazh kërcënues jo vetëm për prokurorin por për të gjithë pjesëtarët e prokurorisë së Vlorës dhe të Gjykatës . Prej vitesh e kam ngritur këtë problem. Policia duhet të identifikojë autorët. Të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla të rrezikshme.

Di të them që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës ka gra e burra që nuk tremben dhe do ushtrojnë me kompetencë e drejtësi të plotë funksionin e tyre

Ora News: A keni ndjerë të nëvojshme të kërkoni mbrotje?

Skender Haluci: Unë personalisht nuk e kam ndjerë dhe nuk do kërkoj mbrojtje, por kam kërkuar dhe do të kërkoj mbrojtjen e institucionit të gjyqtarit dhe prokurorit, dhe mbrojtjen e godinave ku situata nuk është hiq mirë . Janë ambiente tërësisht të pasigurta.

Ora News: A ndikojnë akuzat politike ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve?

Skender Haluci: Situata në sistemin e drejtësisë ëhstë shumë delikate dhe opinioni ëhsrë shumë i ngarkuar pas akuzave skandaloze që i bëhen prokurorëve dhe gjyqtareve. Duhet të dijnë të gjithë që në gjykata e prokurori ka gra e burra që punojnë me përkushtim dhe po rrezikohen shumë në këtë situatë. Të merren masa për sigurimin e jetës dhe aktivitetit profesional të gjyqtarëve e prokurorëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kryetargjyqtari-i-vlores-siguroni-jeten-e-gjyqtareve-e-prokuroreve-situata-nuk-eshte-hiq-e-mir

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange