Report TV -Vuçiç, Zaev dhe Djukanoviç dhe Kryeministri Rama foto të përbashkët

2019-12-21 1

Sot është dita e dytë që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic ndodhen në Shqipëri në kuadër të konferencës së 'Mini Shengenit' Ballkanik. Mëngjesin e sotëm tre liderët e Ballkanik dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar qytetin e Durrësit. Kryeministri Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Më pas ata sipas axhendës të paracaktuar kanë ardhur në Tiranë ku kanë bërë edhe foton e përbashkët.

Në orën 10.00, është zhvilluar ?Sesioni i liderëve?. Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve. Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.