Kamerat e sigurisë filmojnë autorin që vendosi tritolin, 'fiksimi' i hetimit për prokurorin Kuliçi

2019-12-21 0

Prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, i shtohet listës së njerëzve të Drejtësisë, që sulmohen në Vlorë nga eksponentë të krimit të organizuar. Mëngjesin e të shtunës, rreth orës 02:50, makina e tij ?Golf 5?, është shkatërruar totalisht nga një shpërthim i fuqishëm. Mjeti ishte i parkuar pranë banesës me qira, ku qëndron prokurori Kuliçi në Vlorë. Veç detyrës së prokurorit, Albert Kuliçi, ushtron prej disa vitesh dhe funksionin e zv/drejtuesit të prokurorisë së Vlorës. Pas shpërthimit të fuqishëm në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Vlorës, të cilat kanë filluar procedurat hetimore, ku të parat që janë sekuestruar janë disa pamje filmike të kamerave të instaluara në rrugën ku ka ndodhur shpërthimi i tritolit. Një burim nga policia tha për ?Shqiptarja.com? se kamerat kanë arritur të kapin autorin edhe gjatë momentit të afrimit dhe largimit.

Free Traffic Exchange