Pas vizitës në Durrës, liderët e Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në Tiranë, foto para konferencës

2019-12-21 0

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi, pas vizitës në Durrës dhe në Golem ku janë njohur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit, kanë mbërritur në hotel Rogner.

Ata kanë bërë edhe foton para samitit të 'Mini Shengenit Ballkanik', atë për çfarë janë mbledhur. Pas pak pritet të nisë takimi i parë që sipas axhendës është takimi i liderëve, që pason me takimin e delegacioneve. Në 13.15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre