Rikthimi i festivalit të 11-të të këngës shqiptare në BunkArt1 në datat 9, 10, dhe 11 dhjetor, përveç suksesit dhe surprizave që pati gjatë tri netëve spektakolare, vazhdon ende të rikthejë pas 47 vjetësh jehonën e asaj kohe, kur Shqipëria bëhej gati të çelte portat e komunikimit me perëndimin.
Po përjetohej ëndrra e një demokracie që u pre në mes.Zhani Ciko, një nga personazhet e dënuar për raportin kritik të festivalit në vitin 1972 , në një intervistë ekskluzivisht për ReportTV, e vlerëson rikthimin në skenën e BunkArt, sepse jehona e tij i kapërceu barrierat ideologjike.
I ideuar dhe organizuar nga gazetari Carlo Bolino, që e konceptoi si një mision për të bërë ?katarsis?, rijetimi i festivalit të 11-të në skenën e bunkArt 1, entuziazmoi jo vetëm publikun, por edhe vet protagonistët pjesëmarrës të festivalit të 72-shit.