Një grup aktivistësh janë mbledhur tek Kryesia e Kuvendit për të protestuar kundër Mini-Shengenit Ballkanik. Ata janë shprehur kundër kësaj marrëveshje mes vendeve lidere të Ballkanit Perëndimor.
"Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na con turravrap drejt rilindjes? tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.
Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic.