TIRANË- Ndërtesat e shembura nga tërmeti do duhet të ishte dosja e parë që do të ndezë motorët e SPAK. Kështu ka deklaruar gazetari Roland Qafoku në studion e Pa Protokoll. Ai tha se një specialist izraelit ka gjetur në një pallat në Durrës një guaskë deti.
Për Qafokun përgjegjësia për shembjen e ndërtesave pas tërmetit nis që nga kryetari i bashkisë që ka dhënë leje, ndërsa shtoi se askush nuk do të kundërshtonte që SPAK të sigurojë prova për tërmetin.